E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca reagon: Procedura e Presidentit për kryetarin e Kushtetueses transparente

Tiranë, 28 korrik, NOA Pas akuzave të sotme të Partisë Demokratike se kreu i shtetit, Bamir Topi ka shkelur rëndë kushtetutën e vendit pasi nuk ka dekretuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, reagoi edhe Presidenca, duke deklaruar se Presidenti ka ndjekur procedurë transparente si për kryetarin edhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetutese.

Këshilltari Ligjor i Presidentit, Spiro Peçi, tha se pranë Presidentit është ngritur një grup ekspertësh, të cilët po përcaktojnë kriteret për seleksionimin e kandidaturave.

Sipas këshilltarit të Presidentit, mos emërimi i kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese nuk pengon procesin e përzgjedhjes së anëtarëve.

Në këtë kontekst, këshilltari Peçi në emër të Presidentit, theksoi se akuzat e PD-së, synojnë të heqin vëmendjen nga politika.

Peçi tha ndër të tjera se katër nga nëntë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ka mbaruar afati, duke evidentuar se përzgjedhja e tyre bëhet në bazë të kritereve me të cilat po punon grupi i ekspertëve.

Presidenti i është përmbajtur përzgjedhjes së kandidaturave mbi bazën e kritereve ligjore. Presidenti ka bërë përpjekje që në këtë proces të përfshihet edhe politika, theksoi këshilltari i Presidentit.

Ai tha se Presidenti ka dalë me një propozim konkret për PS-në dhe PD-në me synimin që të mos krijohej ngërç politik.

Këshilltari Juridik i Presidentit, Spiro Peçi tha se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave është ligjor, transparent dhe publik, por Presidenti jo gjithnjë ka gjetur konsensus me faktorë të tjerë politikë.

Sipas këshilltarit të Presidentit procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë në ditët e para të shtatorit, duke i kthyer kështu edhe përgjigjen PD-së, se emërimi i kreut të Gjykatës Kushtetuese do të bëhet pikërisht në shtator, në mbyllje të procesit.

mit/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27697-presidenca-reagon-procedura-e-presidentit-per-kryetarin-e-kushtetueses-transparente","title":"Presidenca reagon: Procedura e Presidentit për kryetarin e Kushtetueses transparente","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›