E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Veljanovski: Parlamentet, pikë kyçe e bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni

Sarajevë, 28 korrik, NOA Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u prit sot në Shkup nga kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Meta vlerësoi bashkëpunimin që po realizohet ndërmjet dy parlamenteve duke vënë në dukje nevojën për rritjen dhe zgjerimin e kontakteve dhe institucionalizimin e takimeve të përvitshme të kryetarëve të parlamenteve të të dy vendeve.

Gjatë takimit u vlerësua edhe fakti se parlamentet mund dhe duhet të japin një kontribut të rëndësishëm në nxitjen dhe përparimin e proceseve integruese të të dy vendeve tona, pasi janë pikërisht këto institucione që miratojnë legjislacionin e nevojshëm për tu anëtarësuar në institucionet euro-atlantike.

Të dy palët vlerësuan se në interes të këtyre proceseve, por edhe të dialogut të gjithanshëm politik, duhet të intensifikohen kontaktet ndërmjet komisioneve parlamentare të Politikës së Jashtme dhe Integrimit të të dy vendeve.

Meta vlerësoi gjithashtu veprimtarinë e parlamentit maqedon për miratimin e ligjeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe shprehu besimin për vazhdimësinë e angazhimit në miratimin e të gjithë kuadrit ligjor që buron nga kjo marrëveshje, për të siguruar zbatimin e plotë të saj.

Në këtë kontekst, duke bërë një vlerësim të veçantë për opinionin e GJND-së, Meta përshëndeti edhe miratimin nga parlamenti i Maqedonisë të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Kosovën dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë vend fqinj, duke i cilësuar këto si veprime në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27716-meta-veljanovski-parlamentet-pike-kyce-e-bashkepunimit-shqiperi-maqedoni","title":"Meta-Veljanovski: Parlamentet, pikë kyçe e bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›