Ambasadori Gashi në Sarajevë, i paraqet kredencialet presidentit Silaji

Sarajevë, 28 korrik, NOA Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë, Flamur Gashi, i paraqiti letrat kredenciale presidentit të kwtij vendi, Haris Silaji.
Gjatw takimit mes tyre, ata vlerësuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve dhe u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh ekonomik, kulturor dhe turistik si dhe e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të nismave ndërkombëtare dhe rajonale.
Në këtë kuadër, presidenti i Bosnjw-Hercegovinës vlerësoi vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të hapur ambasadën e saj në Sarajevë dhe shprehu bindjen se shumë shpejt duhet të hapet edhe ambasada e Bosnjw-Hercegovinës në Tiranë.
Gjithashtu, presidenti Silaji shprehu konsideratën më të lartë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar dhe vlerësoi pjesëmarrjen e delegacionit të Shqipërisë të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në përkujtimin e 15-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
Ambasadori Gashi, pasi e falënderoi presidentin Silaji për pritjen e ngrohtë që ka gjetur në Bosnje-Hercegovinë, e siguroi atë për angazhimin maksimal të ambasadës shqiptare në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe turistike, si dhe për vëmendjen e veçantë që Shqipëria i kushton zhvillimeve në Bosnjë-Hercegovinë.
Gjithashtu, ambasadori Gashi e informoi presidentin Silaji, rreth një sërë nismave dypalëshe dhe shumëpalëshe që do të mbahen në Tiranë gjatë muajve të ardhshëm duke veçuar këtu nismën e presidentit Topi për mbajtjen së afërmi të forumit të 7- të Ekonomik Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore, nismën e organizimit gjatë vitit 2011 të një forumi të Biznesit Shqipëri-BH nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Berisha apo edhe mbi organizimin e vizitave njohëse të kompanive turistike në Shqipëri nën mbikëqyrjen e zv/kryeministrit Meta.
Në fund të takimit, presidenti Silaji vlerësoi në mënyrë të veçantë qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë për zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë, në dobi të stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27715-ambasadori-gashi-ne-sarajeve-i-paraqet-kredencialet-presidentit-silaji","title":"Ambasadori Gashi në Sarajevë, i paraqet kredencialet presidentit Silaji","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")