E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika e pohon: Rapidi, është i frikshëm

 

Pasi kanë kaluar me sukses irlandezët e Sligo Rovers, shkodranët menjëherë, që dje, kanë filluar të mendojnë për austriakët e Rapidit të Vjenës. Si për koincidencë, trajneri aktual i kuqebluve, Hasan Lika, është ndeshur me këtë ekip në vitin 2000, kur ka drejtuar Teutën e Durrësit. “Rapidi mbetet i frikshëm për çdo ekip të Evropës dhe jo më për ato të futbollit shqiptar”, ka thënë kreu i pankinës shkodrane në një bisedë për “Panorama Sport”. Këtë herë Lika do të ketë më shumë mundësi për të studiuar Rapidin. “Që sot (dje) presim që të fillojmë të shikojmë me kujdes disa takime të Rapidit në kampionatin e fundit. Në këtë drejtim kemi më shumë mundësi për ta shikuar mirë gjendjen e kundërshtarit dhe pikat e forta të tij”, tha Lika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›