E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pesë të arrestuar për trafik narkotikësh

TIRANE- Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e pesë shtetasve, të akuzuar për prodhim, mbajtje, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar EAGLE janë arrestuar, Denis Baftjar Birjani, 35 vjeç, Martin Pllumb Çela, 28 vjeç, Nevil Perikli Lula, 31 vjeç, Oltion Asllan Gruri, 29 vjeç, Alban Asllan Grori, 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Sipas policisë arrestimi i tyre është bëë pas një hetimi 7-mujor. Gjatë operacioni, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar;

             80 gr lëndë narkotike e llojit Kokaine

             5.4 gr, lëndë narkotike e llojit Heroinë

             2.4 gr, lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa

             1 (nje) armë automatike e tipit Kallashgnikov,

             1 (nje) armë gjahu automatike e margës BREDA,

             1 (nje) armë gjahu e markës KRAL,

             Si dhe një sasi e konsiderueshme municionesh, 4 automjete, 8 aparate celulatesh dhe prerje te konsiderueshme te vlerave monetare ne Leke dhe Euro.

Gjatë hetimit ka rezultuar se bashkepunëtore ne këtë aktivitet kriminal, jane edhe shtetasit Gentian Kau dhe Blerim Qahjai, të arrestuar në Itali në Nëntor 2011, te cileve ju sekuestrua  500 gr lëndë narkotike Kokaine, e trafikuar nga Shqipëria në Itali, ku se bashku kanë organizuar, drejtuar dhe financuar veprimtari kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve me sasi te konsiderueshme ne Tiranë dhe vende të tjera.- thuhet në deklaratën e policisë së kryeqytetit.

Ky grup kriminal, sipas policisë kishte organizuar edhe dy vrasje ndaj rivalëve për larje hesapesh, vrasje të cilat u parandaluan nga ndërhyrja e efektivave policorë.

Hetimet vazhdojnë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›