E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar

Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal nate gjatë orëve të vona të së dielës, ku Elis Leka, 24 vjeç, është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, Klevis Prenga, 22 vjeç, nga fshati Simon i Mirditës.

Ndërkohë paralelisht me punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, policia po punon edhe për kapjen e autorit të saj. / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›