Mjedisi, Sekui: Duhen politika të fuqishme

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui
TIRANË- Ambasadori i BE-së në vendin tonë ka kërkuar nga politika shqiptare dhe gjithë shoqëria gjithëpërfshirje dhe kujdes të madh për mjedisin dhe mbrojtjen e tij.
Sekui, në fjalën e tij në projektin e financuar nga Bashkimi Europian për mjedisin në Universitetin Bujqësor të Kamzës, theksoi se për një mjedis të mbrojtur, të pastër nevojitet një ndërgjegjësim shumë i madh.
Ne po sjellim ekspertizën tonë për mjedisin. Shqipëria është në pozicionin pararojë dhe është përgjegjësia juaj të miratoni ligje që nxisin zhvillimin dhe mjedisin e gjelbër. Është përgjegjësia juaj për të zbatuar këtë vizion tha Sekui.
Sipas tij, ndotja e mjedisit përbën shqetësimin e përbashkët, e për këtë duhet të ngrihet një sistem për mbrojtjen e mjedisit. Politikat për mjedisin të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme- ka thënë Sekui.