Kamerat, dëshmi për vrasjen e 2 shqiptarëve
GOSTIVAR- Për verifikimin dhe zbardhjen e vrasjes se dy te rinjve shqiptare do te hyjne ne pune filmimet e kamerave te vendosura aty prane.
Aty janë të vendosura tre video kamera dhe kjo do të mund të jetë një punë lehtësuese për gjykatësin hetues, prokurorin dhe ekipin e policisë që merret me rastin. Në ditën ku ndodhi krimi, sipas dëshmitarëve okular, inspektorë të policisë kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë biseduar me punonjësit aty, por nuk dihet nëse janë marrë si material dëshmues incizimet e kamerave të vendosura përpara objektit. Një vjedhje që kishte ndodhur kohë më parë në objektin në fjalë, kishte mundur të zbardhet falë incizimeve mbikëqyrëse nga kamerat e instaluara aty, raporton TV 2.
Vrasja e dy të rinjve shqiptar nga ana e policit maqedonas ka ndodhur rreth të martën rreth orës 13 në rrugën “Kej Vardari” në afërsi të sallonit të mobiljeve “Montenegro”, në pjesën qendrore të Gostivarit.(INA)