Presidencialet në Francë, Hollande kryeson zgjedhjen e kandidatit socialist
PARIS- François Hollande kryeson përkohësisht zgjedhjet për përcaktimin e kandidatit socialist në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Francë, me 56,5 për qind të votave ndaj Martine Aubry (43,5 për qind), sipas rezultateve të para paraprake të numërimit të 15 për qind të votave, njoftoi sot Partia Socialiste franceze.
Shifrat e mësipërme dolën pas numërimit të 486 000 votave nga rreth tre milionë të tilla.
Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të jetë kundërshtari kryesor i presidentit aktual francez, Nicolas Sarkozy.
(d.b/BalkanWeb)