E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, motorri del nga rruga, 1 i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjegjan ku motorri me të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Ledion Stani ndërsa është plagosur Dervish Fetahu.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte motorri ndërkohë që policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›