KFOR-i u jep serbëve kohë, të martën heqja e barrikadave
PRISHTINE-Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Drews, ka shtyrë kohën e ndërhyrjes së KFOR-it në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave rrugore, njoftoi Zyra për shtype këtij misioni.
“Përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveqanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t’u ofrojë një ditë shtesë. Komandanti i KFOR-it vlerëson vullnetin e tyre për t’i hapur rrugët KFOR për furnizimin e trupave të tyre në Portën 1 (Jarinje), Pikën 31 (Bernjak) dhe Kampin Nothing Hill”, thuhet në komunikatën për media të KFOR-it.
Në komunikatë gjithashtu theksohet: “Misioni i KFOR-it është ta ruajë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrë të vendosur, të kujdesshme dhe të paanshme, në pajtim të plotë me mandantin tonë”.
Sot paradite Drews deklaroi se ndërhyrja do të niste të hënën, por pasdite e shtypu për ditën e martë.
Serbët e veriut të Mitrovicës i kanën vendosur barrikadat rrugore në Veri që nga mesi i muajit Korrik, pas aksionit policor të autoriteteve kosovare për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri.
Që nga atëherë, serbët kanë përforcuar disa herë këto barrikada, ndërsa kanë shprehur insistimin e tyre për të mos i hequr ato meqë, sipas tyre, ajo pjesë është territor i serbëve e jo i shtetit të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)