Sarandë, kapen 68.5 kg kanabis, shoqërohen 3 persona

Policia e Sarandës ka bërë të mundur sekuestrimin e 68.5 kg droge e llojit kanabis sativa ndërsa ka shoqëruar në komisariat edhe 3 persona të cilët do të merren në pyetje në lidhje me poseduesit e drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në dy çanta në disa shkurre në fshatin Xarë dhe kishte si denstinacion shtetin grek.
Nuk bëhet ende identiteti i personave të shoqëruar por policia ka nisur hetimet edhe për identifikimin e poseduesve të vërtetë të drogës.