E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, zjarr në kodrat e qytetit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe prej 20 hektarësh me pisha pasditen e sotme në kodrat e qytetit të Laçit.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrëfikës nga Kurbini të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve të cilat favorizohen nga era.
 

Ndërkohë terreni i thyer malor ka vështirësuar edhe më tej ndërhyrjen e zjarrëfikësve për të bërë të mundur edhe lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
 

Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm por policia e cila ka shkaur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›