Paqe Siti-Tevez? Jo, gati gjobat e tjera
TIRANE-Karlos Tevez është paraqitur në qendrën stërvitore të Kerrington me një bluzë të zezë ku shkruhej “Bilioner”, me shkronja kubitale, si për të treguar se gjobat me pesë zero, atë nuk e trembin aspak. Rikthimi i tij i bëri të gjithë të mendojnë se te Mançester Siti është vendosur paqja, por intervista e dhënë nga argjentinasi në televizion, nuk ka kaluar pa u vënë re nga Roberto Mançini.
Tevez deklaronte se Mançini e kishte trajtuar si qen, por tekniku italian, që nga Portugalia, ku ka qenë për ndeshjen me Porton, ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të flasë më për këtë argument. “Nuk e kam trajtuar keq Tevez, madje e kam trajtuar më mirë se ç’duhet. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara”, tha ai. Mançini dhe Tevez nuk janë takuar ende kokë më kokë, pasi skuadra e Sitit ishte duke udhëtuar kur sulmuesi u rikthye. Ndërkohë, “The Sun” bën të ditur se Roberto Mançini ka mbetur shumë keq nga intervista në Tv e Tevez, e dhënë në të njëjtën ditë kur ai kishte vendosur ta falte. Në këto kushte trajneri italian ka vendosur t’i japë një tjetër gjobë, ç’ka tregon se paqja mes tyre nuk është vendosur ende. “Fjalët e Tevez kanë ofenduar gjithë stafin teknik”, shkruan tabloidi i famshëm.
(d.b/BalkanWeb)