Maxarri snobon Çelsin: Më parë është Fiorentina
TIRANE-Napoli do të luajë një sfidë delikate kundër Çelsit në mesjavën e ardhshme, por trajneri Valter Maxarri ka kërkuar të largojë nga koka e futbollistëve të tij këtë sfidë. “Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Fiorentinën të premten, - tha Maxarri. – Këto sfida janë shumë të rëndësishme, nëse do të përgatisësh mirë ndeshjen e Champions. Nuk dua që askush të gabojë, ndryshe do të rrezikojë vendin e tij në Champions”, shtoi ai, duke kërcënuar në njëfarë mënyre lojtarët që të mos nënvlerësojnë Fiorentinën.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)