Milot, një person vritet me armë zjarri, plagoset i vëllai
MILOT-Një person është vrarë kurse një tjetër është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 20:00 në qendër të qytetit të Milotit.
Policia njofton se personi i mbetur i vrarë është vëlla me personin e plagosur, por pa dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes që po hetohet intensivisht.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima quhet Arben gega kurse i plagosuri Altin Gega.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur. Vijojnë hetimet nga policia për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes së rëndë.
(d.b/BalkanWeb)