E Diel, 1 Nëntor 2026

PS shpërndan 60 tonë ushqime për komunat e Bulqizës

BULQIZE - 60 tonë ushqime kanë mbërritur këtë të enjte në Fushë Bulqizë, Gjoricë e Matranesh nga Partia Socialiste e strukturat e saj vendore. Vete kryesocialisti Edi Rama, ai i Bashkisë së Durrësit e Kavajës kanë shoqëruar kamionët me ndihma, të cilët kanë hasur jo pak vështirësi në lëvizjen në rrugët e mbuluara nga bora dhe akulli.

“Kjo është ajo që ne mundëm të bëjmë për momentin. Do të donim të bënim më shumë, por kjo është vetëm një shprehje solidariteti njerëzor. Sepse strukturat e detyrimet ligjore dhe shtetërore i ka qeveria. Ne kemi vetëm zemrën dhe mendjen të përqendruar që të bëjmë gjithçka është e mundur që të lehtësohet sadopak kjo krizë e bllokimit edhe e mungesës së ushqimeve e të ilaçeve, aty ku mundemi, aq sa mundemi. Nuk e zgjidhim dot gjithçka, por të paktën të lehtësojmë sa mundemi situatën në familjet tuaja.”- deklaroi Rama.

Gjatë shpërndarjes së ndihmave, kamionëve u janë bashkuar dhe ndihmat ushqimore dhe ilaçe nga Bashkia e Laçit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›