E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, qëllohet për vdekje 18-vjeçari

DURRES - Një zënkë mes adoleshentësh ka përfunduar me vdekjen e një 18-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Oltion Muça është plagosur rëndë me thikë nga një person ende i paidentifikuar, por 45 minuta më vonë humbi jetën si pasojë e hemorragjisë së madhe. Ngjarja, e cila dyshohet të ketë ndodhur për motive të rëndomta, ka ndodhur rreth orës 18:45, pranë shkollës së fizkulturës "Bernardina Qeraxhia", në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Sipas policisë, 18-vjeçari bashkë me autorin dyshohet se kanë qenë duke biseduar mes tyre, në një nga rrugicat e lagjes, por më vonë, për shkaqe ende të pazbardhura ka nisur dhe konflikti. Në gjaknxehtësi e sipër, autori ka nxjerrë një thikë, me të cilën qëlloi një herë në afërsi të zemrës Muçën. Autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa dëshmitarë të rastit kanë bërë transportimin e të plagosurit drejt spitalit të Durrësit. Sipas mjekëve, goditja e vetme i kishte dëmtuar aortën, duke i shkaktuar dhe vdekjen disa minuta më vonë. Pasi është njoftuar për ngjarjen, policia e Durrësit ka nisur kërkimin për autorin, i cili dyshohet të jetë një 16-vjeçar, banor i të njëjtës lagje me viktimën.            o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›