Puna në burg, nuk paguhen sigurimet
Të burgosurit që punojnë në qeli nuk u janë paguar sigurimet shoqërore për efekt pensioni.
Fatos Mahmutaj
Këtë problem e pohojnë disa të burgosur, të cilët janë interesuar në degën e Sigurimeve Shoqërore të rretheve, ku mendonin se u janë paguar sigurimet shoqërore dhe kanë marrë përgjigje negative. Të burgosurit që kanë përfunduar dënimet dhe tashmë janë liruar pohojnë se, kanë punuar gjatë kohës së qëndrimit në qeli dhe për këtë disponojnë vërtetime të lëshuara nga Drejtoria e Burgjeve dhe drejtoritë e institucioneve, ku kanë kaluar kohën e dënimit. Në bazë të këtyre dokumenteve ata pretendojnë se, janë paraqitur në degën e Sigurimeve Shoqërore të rrethit, ku ndodhen institucionet e vuajtjes së dënimit, por kanë vënë re se nuk janë derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore për efekt pensioni. Ky problem, sipas tyre, shtrihet në disa vite, por ende nuk ka një konkluzion të qartë për kohën që shtrihet dhe personat. Aktualisht, në burgjet shqiptare ndodhen rreth 6 mijë të dënuar e paraburgosur, ku 20 për qind e tyre pohohet se, janë punësuar apo vetëpunësuar në kushtet e qelisë.
Ligjet
Sipas të dënuarve, aktualisht ekzistojnë tre ligje në të cilat thuhet se, të burgosurve që punojnë në institucionin e vuajtjes së dënimit, në bazë të pagës, u paguhen kontributet e Sigurimeve Shoqërore për efekt pensioni. Ende nuk dihet nëse fakti i mospagimit ekziston për të gjithë të burgosurit e punësuar në qeli apo vetëm për disa prej tyre. Në ligjin “Për trajtimin e të dënuarve me burgim”, thuhet se puna që kryhet nga të dënuarit është me shpërblim dhe përfshihet në vjetërsinë në punë për efekt pensioni. Ndërkohë, dy vendime të Këshillit të Ministrave, njëri i vitit 2000 dhe një tjetër i vitit 1993 parashikojnë se, të burgosurve duhet t’u paguhen Sigurimet Shoqërore. Madje në VKM 396 të 27 korrikut 2000 parashikohen saktë, mënyra dhe sasia e kontributit që derdhet në llogarinë e të dënuarve. “Për efekt të njohjes së periudhës së sigurimit për pension dhe aksident në punë, në pagën që u jepet personave, të cilët punojnë gjatë kohës që janë të dënuar me burgim, do të llogaritet kontributi për sigurimet shoqërore në mbështetje të ligjit “Për sigurimet shoqërore”. Paga, për të cilën i dënuari do të sigurohet, nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale e vitit përkatës, e cila caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”, -thuhet në vendimin e qeverisë.
Llogaritja
Ndërkohë, në ligj specifikohet se organet e administratës së repartit, ku i dënuari kryen dënimin me burg do të llogarisin masën e kontributit nga paga që i jepet të dënuarit kur ai punon. Më tej, në VKM pohohet se kontributi për sigurime shoqërore, në bazë të pagës mujore që i takon të marrë i dënuari me burgim, do të llogaritet në masën 31.7 për qind për pension dhe 5 për qind për aksident pune. Pagesa e këtij kontributi do të realizohet duke zbritur 10 për qind nga paga bruto që merr i dënuari, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga punëdhënësi në masën 21.7 për qind dhe 0.58 për qind të shumës bruto të listë-pagesës. Sipas ligjit, kontributi derdhet në emër të të dënuarit, në llogarinë e sigurimeve shoqërore të atij Rrethi, nën juridiksionin e të cilit ndodhet reparti ku i dënuari kryen dënimin. Masa e pagesës dhe ndalesa e kontributit për pension pleqërie të pasqyrohen në listë-pagesat tip, të miratuara nga ISSH-ja, të cilat, nëpërmjet bankës, depozitohen pranë organeve të sigurimeve shoqërore së bashku me urdhërxhirimin. Ndërkohë efekti i këtij vendimi fillon që nga viti 1999. Ndërsa në një tjetër vendim qeverie të vitit 1993 parashikohet se i dënuari që punon, paguan taksat dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare njëlloj si punëtor i lirë.