Mëhilli: Rama s’ka prova, por fobi nga humbja
“Sërish shoku Rama doli në bace, i shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve. Pasi akuzoi me dhjetëra e dhjetëra herë komisionerët socialist të të gjitha niveleve për mungesë integriteti, e mbasi akuzoi mediat për breshëri sulmesh ndaj tij tani ka disa ditë rresht që merret me të burgosurit, të cilët u lejuan të shkojnë me leje në shtëpitë e tyre në përputhje me një praktikë të të gjitha vendeve demokratike”, theksoi zëdhënësja Erla Mëhilli.
Ajo shtoi se Rama pati shansin sot të paraqiste qoftë edhe provën më të vogël të ndërhyrjes apo implikimit të tyre në procesin zgjedhor por nuk e bëri.
“E përsërisim që i vetmi rast i evidentuar ështe ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje u shëndrua në bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, gjë që detyroi organet e policisë ta ndalojnë atë dhe ta rikthejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit”, vijon deklarata nga selia blu.
Nëse z.Rama disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista por fakte-vijon Mëhilli -është i ftuar ta bëjë atë publik por të sulmojë qytetarët e këtij vendi vetëm se ata janë të burgosur e t’u atribuojë akuza pa faktuar shkelje ligji dëshmon vetëm se nga frika, tmerri dhe pikëllimi nuk di se cfarë flet.