President konsensual mazhoranca PS ta harroje Kushtetuta e zgjedh me 71 vota

Shehu Diskutimi nga PS-ja per kuorumin e votave nje zhurme politike qe nuk sjell asgje Paloka Strategjia e bllokimit te zgjedhjes se presidentit nga opozita eshte e deshtuar
Perpjekjeve te fundit te PS-se e cila ka kerkuar qe presidenti i ardhshem i vendit te jete konsensual dhe jo nga radhet e PD-se mazhoranca iu pergjigj dje duke theksuar se kreu i ri i shtetit do te zgjidhet kryekeput sipas Kushtetutes. Edhe pse ndryshimet e vitit 2008 ne ligjin themeltar te vendit u kryen me konsensus te plote mes paleve ndryshime te cilat benin te qarte se kreu i shtetit mund te zgjidhet edhe me votat e mazhorances ditet e fundit PS jo vetem qe ka kerkuar nje president mbi palet por nga ana tjeter ka pergatitur edhe disa alternativa per te kundershtuar votimin me 71 vota. Por deputetit demokrat Tritan Shehu sqaroi per AS se mazhoranca i ka votat per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit dhe nuk do te pranoje asnje kandidat te imponuar nga opozita. PD do te paraqitet me kandidatin e saj dhe ne shpresojme dhe jemi te bindur qe presidenti i ardhshem do te jete kandidati i PD-se pasi te tille jane numrat e mekanizmat ne Parlamentin shqiptar te tilla jane dhe resurset qe ka partia demokratike brenda saj - u shpreh ai. Nga ana tjeter edhe deputeti tjeter i PD-se anetar i komisionit te ligjeve Edi Paloka pohoi se Kushtetuta e vendit nuk le vend per ekuivoke sa i perket zgjedhjes se kreut te ri te shtetit. Kushtetuta eshte mjaft e qarte. Kur eshte bere ndryshimi kushtetues nga te dyja palet per zgjedhjen e presidentit eshte bere me nje qellim te caktuar. Pra nuk ka lene vend per ekuivoke. Eumlshte bere pikerisht per te shmangur ngercin qe krijonte neni i meparshem ne zgjedhjen e presidentit pra neni qe mund te sillte krize pas krize ne Shqiperi - tha ai.
Zgjedhja
Lidhur me pretendimet e socialisteve te cilet kane menduar qe kundershtine e tyre ndaj mundesise se zgjedhjes se nje presidenti nga radhet e PD-se ta dergojne ne Gjykaten Kushtetuese deputeti demokrat Shehu pohoi se ato nuk perbejne asgje me shume se sa nje zhurme politike. Sipas tij kuorumi per prezencen ne salle ne te pese raundet eshte i parashikuar ne Kushtetute. Per kuorum ka nevoje ate dite zgjedhja e Komisionit te Votimit i cili ka nevoje per 71 veta prezente pastaj ai zgjidhet me 1 plus gjysmen e atyre qe jane ne salle. Te gjithe keto histori bien ndesh me rregulloren e Parlamentit pra nuk qendrojne. Kjo eshte arsye pse ata zoterinj qe ngrene kete zhurme nuk kane ndermend ta cojne as ne Gjykate Kushtetuese se nuk fitojne gje atje eshte thjesht nje zhurme politike qe ata ngrene - theksoi Shehu. Po ashtu edhe ligjvenesi demokrat Paloka i cilesoi pretendimet e fundit te PS-se si nje proces bllokimi ndaj zgjedhjes se kreut te shtetit bllokim qe sipas tij ne fund do te sjell nje rezultat te deshtuar. Z. Rama e ka treguar gjate gjithe kesaj kohe se eshte gati te beje shume me teper se sa moszgjidhjen e nje presidenti me konsensus per te marre pushtetin e tij. Kur them shume me teper kam parasysh edhe 21 janarin. Ligji eshte shume i qarte. Kushtetuta eshte shume e qarte. Eumlshte absurde te diskutohet qe duhet te jene 85 apo me shume se 85 deputete ne salle. Aty eshte e qarte duhet te merren kaq vota dhe jo sa deputete duhet te jene ne salle. Pra kuorumi i parlamentit eshte 71 kur jane 71 ka kuorum dhe zhvillohet seanca normalisht - deklaroi Paloka. Ndersa sa i perket emrit te mundshem qe do te kandidoje mazhoranca dy deputetet demokrate nenvizuan se eshte ende heret per te diskutuar per kete ceshtje por ajo qe ata theksuan ishte fakti se ne PD nuk mungojne personalitet qe mund te jene ne lartesine e duhur per te kryer detyren e Presidentit te Republikes.
Tritan Shehu
PD do te paraqitet me kandidatin e saj dhe ne shpresojme dhe jemi te bindur qe presidenti i ardhshem do te jete kandidati i PD-se pasi te tille jane numrat e mekanizmat ne Parlamentin shqiptar te tilla jane dhe resurset qe ka partia demokratike brenda saj.
Edi Paloka
Ketu nuk ka vend per te gjykuar. Une besoj se Kushtetuta eshte mjaft e qarte. Kur eshte bere ndryshimi kushtetues nga te dyja palet per zgjedhjen e presidentit eshte bere me nje qellim te caktuar. Pra nuk ka lene vend per ekuivoke. Eumlshte bere pikerisht per te shmangur ngercin qe krijonte neni i meparshem ne zgjedhjen e Presidentit pra neni qe mund te sillte krize pas krize ne Shqiperi.