Hamdi Salihi drejtë ekipit skoces të Celtic
Celtic pritet të bëjë një ofertë për blerjen e sulmuesit të kombëtares shqiptare Hamdi Salihi. Nga ana e tij futbollisti shkodran është shprehur se do të pranonte me kënaqësi një transferim drejtë ekipit të Skocisë.
Trajneri i Celtic, Leil Lenon ka shprehur interes për Salihin por ka shtuar se në të ardhmen do të ketë një ofertë konkrete për këtë futbollist. Ai është një lojtarë të cilin ne e njohim. Ai mund të jetë një opsion, është shprehur Lenon.
Në fund të kësaj vere përfundon kontrata e 27-vjeçarit me ekipin e Rapidit të Vienës dhe pritet të shitet në merkaton e janarit në mënyrë që në fund të ai të mos largohet pa asnjë çmim.
Celtic është një klub me shumë emër, është shprehur Salih për gazetën austriake Kuirer. Ky do të ishte një hap i mirë për karrierën time. Por nuk di asgjë konkrete. Duhet të ketë një marrëveshje të të gjitha palëve, përfshirë edhe Rapidin, ka shtuar ai.