PDIU Bido Ligji malazez qe ndalon flamurin antishqiptar dhe diskriminues

Ne nje deklarate per mediat Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ka theksuar se projekt-ligji i ri qe pritet te kaloje ne parlamentin Malazez dhe qe parashikon heqjen e flamurit shqiptar nga perdorimi eshte antishqiptar dhe diskriminues pasi ky projektligj demton te drejtat e minoritetit shqiptar. Sipas sekretarit per Marredheniet me Publikun i PDIU-se Ardit Bido PDIU eshte e bindur qe ky projekt-ligj demton rende pakicen shqiptare ne Malin e Zi dhe perben nje shkelje flagrante te standardeve evropiane te te drejtave te minoriteteve prandaj ngre zerin qe ky ligj mos te kaloj dhe kerkon qe Republika e Malit te Zi te deshmoje respekt per te drejtat legjitime te banoreve shqitptare. Nderkaq PDIU i ben thirrje gjithe faktorit shqiptar ne Ballkan te reagoje ne kundershtim te ketij pr/ligji qe te heqin dore nga kthimi prapa ne politikat shoviniste dhe diskriminuese.