E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Wollfarth Presidenti sipas Kushtetutes

Te arrihet konsensusi si per Avokatin e Popullit Ambasadori vlereson zgjedhjen e Totozanit me 127 vota

Presidenti i ri i Republikes duhet te zgjidhet sipas Kushtetutes. Keshtu deklaron kreu i Prezences se OSBE-se ne vendin tone Eugen Wollfarth. Ai rekomandon gjithashtu qe mazhoranca dhe opozita te gjejne konsensusin per te zgjedhur Presidentin e ri te vendit. Kjo sipas tij eshte menyra me e mire per te pasur nje politike funksionale. Madje ambasadori dha si shembull te ketij bashkepunimi zgjedhjen e Avokatit te Popullit Igli Totozanit. Kandidatura e Totozanit u propozua nga socialistet pas nje procesi perzgjedhes qe vijoi per disa jave. Ne fund te ketij procesi mazhoranca dha votat edhe pse kandidatura ishte politike.

Rekomandimi i Wollfarth-it

Kushtetuta eshte aty dhe ka kohe te mjaftueshme per te diskutuar - deklaron ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth duke rekomanduar keshtu zbatimin e ligjit themelor te shtetit i cili me ndryshimet konsensuale te bera ne vitin 2008 eviton cdo ngerc politik. Ambasadori shton se edhe ne kete proces i rendesishem eshte konsensusi. Ajo qe eshte shume e rendesishme per te shtruar rrugen drejt integrimit evropian eshte konsensusi te folurit me njeri-tjetrin dhe ja tek jemi sot jemi ketu tek institucioni i Avokatit te Popullit. Kjo tregon se konsensusi eshte jo vetem i mundur por edhe se me konsensus Shqiperia ecen perpara - deklaroi dje Rekomandimi i tij u be pas nje takimi me kreun e sapozgjedhur te Avokatit te Popullit Igli Totozani. Madje shtoi ai zgjedhja me 127 vota e tij eshte tejet e rendesishme tejet inkurajuese ndersa shprehu besimin se kjo do ti jape nje shtyse te forte kauzes se te Drejtave te Njeriut dhe te Shtetit te se Drejtes. Shpresoj qe nje konsensus i ngjashem ndash mbase jo aq i larte ndash por nje konsensus i ngjashem te mund te arrihet kur te gjendet kandidati apo kandidatet per president - tha Wollfarth. Ambasadori vleresoi me tej takimin me Avokatin e Popullit te sapozgjedhur ndersa theksoi se votimi me konsensus i tij eshte nje mbeshtetje e qarte qe parlamenti jep per kete institucion. Ambasadori shtoi se kjo mbeshtetje duhet te vijoje dhe me tej. Eumlshte nje vote per qytetaret shqiptare. E pergezova z. Totozani sot per kete votebesim te rendesishem. Ky besim duhet te shprehet gjithashtu permes pranimit te punes se tij. Eumlshte nje pune per te Drejtat e Njeriut per Shtetin e se Drejtes vecanerisht perballe autoriteteve ne Shqiperi. Eumlshte nje kanal tjeter qe i shtohet kanalit qe qytetaret tashme kane ne parlament kanali per te gjetur te drejten e tyre perpara autoriteteve kur qytetaret kane bindjen e bazuar se nuk jane trajtuar ne menyre te drejte - deklaroi ai. Wollfarth shtoi se prezenca e OSBE-se ne Shqiperi eshte e mandatuar per ta mbeshtetur Shqiperine per te pasur te Drejta te Njeriut te plota dhe nje Shtet te se Drejtes te plote dhe Zyra e Avokatit te Popullit dhe vete Avokati i Popullit jane pikenisje te rendesishme. Me vjen shume mire qe tashme e shohim Shqiperine ne poziten qe eshte plotesisht e pajisur ne kete drejtim. Z. Totozani do te kete jo vetem perkrahje personale por edhe nga ana institucionale ai do te vazhdoje te kete perkrahjen e plote te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi - garantoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›