E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentët Topi dhe Sejdiu vizitojnë Maqedoninë me ftesë të presidentit Ivanov

Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bamir Topi dhe Fatmir Sejdiu ndodhen në Ohër të Maqedonisë me ftesë të presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. 

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu
Tre presidentët marrin pjesë në hapjen solemne të festivalit të Ohrit. Takimit të presidentëve Sejdiu dhe Ivanov në Ohër i parapriu takimi i parë në Vlorë para pak javësh duke i dhënë fund në këtë mënyrë mosmarrëveshjeve që ishin paraqitur në lidhje me protokollin e një vizite të parealizuar të zotit Sejdiu në Shkup dhe mungesës së ftesës për këtë të fundit në ceremoninë e inaugurimit të presidentit maqedonas.

Shkupi dhe Prishtina ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike edhe pas tetë muajsh nga njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia fqinje. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›