Letra/Estetika e së bukurës duhet të triumfojë edhe në politikë, edhe në media
Shpesh pyes veten pse arti kinematografise po prodhon shume filma horror! Mua me streson shume dhe gjithmone evitoj parjen e tyre, po ama pyetjen vetes ja bej, Pse?!
Populli i mesuar me ate politiken e njetrajtshme te 50 viteve qe permblidhej ne fjalet "urra dhe rrofte" nuk shikonte me tej ishte nje miopi totale. Po keto 18 vjet pluralizem, sigurisht i cunguar dalangadale ndergjegja e çdonjerit filloi te reflektojë dhe instinkti i perzgjedhjes filloi te evidentohej. Por linden kaq shume parti ne kete vend te vogel sa te behej nje lemsh qe sdinjej ku te percaktoje veteveten. Beheshin zgjedhjet dhe sic tha nje politikan keto dite te zgjedhjeve individi vetem per disa minuta e ndjente veten te rendesishem, ate momentin e votimit. Pastaj rutina vazhdonte.
Ne vitin 2005 u be nje zgjedhje optimale per qeverisjen e ketij vendi Partia Demokratike me aleatet e saj. Dashakeqasit perhapnin ide qe çdo premtim do mbetej thjesht program. Po shume shpejt ajo qe eshte e rendesishme per nje komb u hodhën bazat per nje infrastrukture bashkekohore. Rruget si arterie jetesore qarkullojne trupin e shqiperise, premtimet dhe programi po unifikohen.
Zgjedhje e vitit 2009 mendoj se jane teper te rendesishme per Shqiperine. ato do te ndajne "shapin nga sheqeri" siç thote populli. Fushatat kane gjithmone pamje festive.Populli e do gezimin, e kenaqin premtimet se jemi populli i vuajtur!
Kur u be e ditur fitorja e Partise Demokratike ato qe enderronin te fitonte Partia Socialiste filluan me mllef te kerkokin persosmeirine e shtetit. "Ku jane legalizimet"! Çfarë kanë bërë, çfarë do bëjnë? Dhe nje pasdite edhe pse jam nje grua u hengra me fjale me disa burra qe i kisha prane tavolines ne nje kafene. Ishin socialistë kamikazë, flisnin per vjedhje votash e per manipulime komisionesh. Ne fillim nuk i vura rendesi, thashe se populli shqiptar eshte politikan. Ne mund te flasim hollesisht per politiken e politikanet e gjithe botes por kur vjen puna per politiken e Shqiperise e veçojme sipas interesave teper te ngushta. Pse ky det i hidhur mes nesh mbushur me akuza?!
Kur shikoj mbledhjet e KQZ ndjej dhimbje kur flitet nga njerezit e PS, per voten e popullit dhe me vjen çudi qe PS qe pretendon per politike te re te përfaqësohet nga njerëz qe ruajne me fanatizem sa nje faqe muri fotografite e Enverit dhe veprat e tij. Ata njohin vetem centralizim, bindje te verber nga populli dhe nuk japin shpjegim per aferat e tyre, por akuzojne akuzojne!!! Politika tani eshte e shpalosur per çdonjërin, Blendi Fevziu s’të fal, per hir te vertetes ai përleshet me politikanët dhëmbpërdhëmb. Ishte kryeministri para disa ditesh ne Opinion. Shpaloste programin e qeverise se vet dhe argumentonte. E degjoja, jo se une besoj tek Berisha, pasi keto jane bindje personale, por tek ai ndjen ashtu sic kam lexuar dikur i "armatosur po pa arme, fiton beteja te mëdha". A nuk po e shikojme kete gje? Endrra dhe realiteti po gërshetohen natyrshëm.
Prandaj me kujtohen filmat horror. Dhe bota ndoshta prandaj i krijon! A nuk kemi parë shume prejt tyre, ne fillim te shpalosim bukurinë e jetes lumturine, deshiren per te jetuar pastaj...pastaj fap shfaqen monstra, njerez-ujq, tmerre ... Uh, sa e llahtarshme, larg horrorit o populli im. Bota e kinematografise ndaj i krijon per te na kujtuar qe ligesia rri gati. Luftojeni ate!!!
...