E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Gjon Il mund të ketë kancer në pankreas

Një stacion televiziv koreano-jugor njofton sot se udhëheqësi koreano-verior Kim Gjong Il ka kancer në pankreas dhe se sëmundja rrezikon jetën e tij.

Televizioni tha se njoftimi mbështetet në informacione të marra nga zyrtarë të zbulimit koreano-jugorë dhe kinezë.

Shëndeti i zotit Kim ka qenë në qendër të spekullimeve gjatë vitit të kaluar. Ai nuk u shfaq në publik për disa muaj që nga gushti i vitit të kaluar. Sipas njoftimit të sotëm, ai u diagnostikua me kancer vitin e kaluar.

Organet koreano-veriore të medias i kanë mohuar me forcë njoftimet për problemet shëndetësore të zotit Kim dhe kanë botuar fotografi dhe video të tij që nuk dihet se kur janë bërë.

67 vjeçari Kim duket i dobët dhe i zbehtë të mërkurën kur u shfaq në publik për 15 vjetorit e vdekjes së babait të tij Kim Il Sung. //kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›