E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nishani i papranueshëm, duhet vullnet për konsensus

 Ai tha se vendi po shkon drejt krizës dhe se Evropa po na vëzhgon. Sipas Ramës, kandidati Nishani nuk është i duhuri dhe nuk ofron konsensusin minimal.

“Unë jam këtu për të përsëritur të njëjtin qëndrim në funksion të interesit kombëtar. Ky është një proces që po degradon dhe po rrënon besimin e qytetarëve tek Parlamenti. Por nga ana tjetër po godet më shumë akoma besimin e familjes evropiane tek Shqipëria. Kandidatura e sapo tërhequr, ishte një kandidaturë që ne e refuzuam sepse nuk kishte asnjë arsye për ta mbështetur. Kriza po thellohet dhe unë e përsëris se kjo krizë është edhe një shans për të dalë prej saj në drejtim të kundërt me inertësinë e krizës”, tha Rama para pak çastesh.

Sipas tij, është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe një president të kthehet në ministër. “Ky është një moment historik, delikat që dikton në interesat e integrimit, domosdoshmërinë që në Parlament të vihet interesi i njerëzve dhe jo i palëve. Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se sa PD-në dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për një konsensus minimal, jo më për një interes maksimal jo për interesa dhe përfitime të opozitës, por për interesa kombëtare”, shtoi.

Rama tha se nëse mazhoranca ka vullnet të mirë mund të zgjidhet një President me konsensus. “Ne besojmë se nëse ka vullnet të mirë dhe dëshirë për ta parë në sy të vërtetën e madhe të Shqipërisë në këtë moment është e mundur të gjendet një zgjidhje, e cila të jetë produkt i bashkimit të energjive pozitive. Dua të rinënvizoj se ashtu sikurse po shkojnë gjërat po vërtetohet hap pas hapi se rruga e arsyet është ajo që i çon palët në një pikëtakim me një kandidaturë që i bashkon palët”, përfundoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-11 13:20
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›