E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Ajo që po ndodh turp, vetofrohem për President

Kjo Lëvizje thekson se gjithçka që po ndodh është një turp i klasës politike, duke u arratisur nga përgjegjshmëria, integrimi, konsensusi dhe ndershmëria.

“Ky është momenti, kjo është dita që përtej dështimit të derisotëm, Kryetarët e Partive, gjithsesi të ngrihen përmbi honet e llogarive të ngushta politike partiake që fundosin Shqipërinë, dhe të lartësohen me përgjegjshmëri të lartë kombëtare në nivelin e parimeve të atdhedashurisë për ta ngritur Shqipërinë në meritën e vlerën që i takon si një vend Evropian”, thuhet në reagim.

Fatos Nano ka deklaruar e ripërsërit se mbetet i vetëofruar për klasën politike shqiptare dhe publikun shqiptar për të patur mundësinë për të synuar konsensusin, ose për të garuar e për ta fituar këtë garë. “Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që kërkon momenti, e të mos i shmanget e as druhet garës. Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që së bashku me Fatos Nanon duke bashkuar traditën, historinë, vlerat më të mira të Partisë Socialiste në këto 22 vite, ta fitojmë këtë garë bashkë, bashkë, bashkë. Fitorja e përbashkët e sotme le të jetë parathënie e hyrjes në historinë fituese të mëtutejme për Partinë Socialiste, për të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë. Së bashku të bëjmë fituese Shqipërinë”, përfundon reagimi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-11 13:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›