Vetem Pacollin AKR Do te shohim raportet me PDK-ne

AKR-ja do të shqyrtojë marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ibrahim
Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, tha se
Behgjet Pacolli është kandidat jo vetëm i koalicionit për Kosovë të Re,
por njëkohësisht edhe pjesë e marrëveshjes se koalicionit mes partnerëve
qeverisës.
”Z. Pacolli jo vetëm që është i nominuar për president të vendit nga ana
e koalicionit për Kosovë të Re, por është i nominuar edhe nga të gjithë
partnerët qeverisës, prandaj do të vazhdoj të jetë kandidat për
president nga koalicioni qeverisës. Në rast se ndonjë pikë e kësaj
marrëveshje vihet në pikëpyetje, atëherë natyrisht si subjekt politik,
pjesë e këtij koalicioni qeverisës, rezervojmë të drejtën për ta
rishqyrtuar gjithë marrëveshjen që e kemi arrit”- tha Ibrahim Makolli,
ushtrues i detyrës së Kryetarit të AKR-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar
para medieve se LDK-ja nuk do ta braktisë seancën kur do të zgjidhet
presidenti nëse ka marrëveshje për një president konsensual. Edhe dy
partitë e tjera opozitare Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës kërkojnë gjithashtu marrëveshje, në të kundërt do të bojkotojnë
zgjedhjen e presidentit.
Delina Bitraku