E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura e komunikimit Rama-Meta duket se nuk është prishur përfundimisht

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Pas botimit të një thirrje të Edi Ramës (bërë në blogun e tij) për bashkimin e votave për një rrëzim të Berishës, u duk se e majta po ribashkohej në Kuvend për të paraqitur një mocion mosbesimi. Por distancimi i Metës nga qëndrimi i PS-së dhe negociatat e tij me Berishën për një kandidat presidencial të mazhorancës i ulën shumë gjasat për një mocion mosbesimi.

Sidoqoftë fjalët e Edi Ramës në intervistën dhënë Adi Krastës mbrëmë në Vizion Plus tregojnë se ura e komunikimit Rama-Meta duket se nuk është prishur përfundimisht. Rama deklaroi se e  vlerëson rolin e Metës në çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. E çmoj si kundërshtar kur ai luan një rol pozitiv, u shpreh Rama.

Duke folur për procedurën e zgjedhjes së presidentit, kreu i PS-së tha se kjo është një provë maturie për klasën politike shqiptare.Rrezikojmë të humbin statusit për të tretin vit radhazi dhe Evropa e vitit të ardhshëm mund të jetë më pak e prirur për tu marrë me ne. BE po thotë na ndihmoni që tju ndihmojmë. Zgjedhja e presidentit është një provë maturie, u shpreh Rama.

http://respublica.al/artikuj/2012/5/30/ura-e-komunikimit-rama-meta-duket-se-nuk-eshte-prishur-perfundimisht

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›