Presidenti, Berisha: Rama të jetë bashkëpunues

Duke folur për takimet me aleatët për zgjedhjen e Presidentit, kryeministri theksoi se “spikat qartë vullneti për t’i dhënë vendit Presidentin me vlerat dhe virtytet, aftësitë dhe integritetin e merituar për detyrën e lartë të kryetarit të shtetit”.
Ndërkohë sipas, tij Rama kërkon ta shndërrojë çështjen e zgjedhjes së Presidentit në Pazar dhe “kushtet e vendosura nga opozita dëshmojnë vullnetin e kreut të PS-së për të bllokuar procesin e integrimit”.
“Ne po bëjmë përpjekje maksimale për të gjetur personin që merr 3/5 e votave, sepse bashkë me Ramën kemi vendosur që 3 raundet e para të jenë me 3/5. Ne u angazhuam me z. Rama, në një proces historik në vitin 2008 me reformën kushtetuese, ku natyrisht patëm parasysh dhe krijuam e të gjithë mundësisë që kryetari i shtetit të gëzojë mbështetjen më të gjerë të mundshme, kur ajo mund të arrihet”, tha Berisha.
Por, sipas tij, në vend që ky proces të niste me përpjekje serioze para shqiptarëve, nisi me ligjërata dhe akuza të opozitës, që, siç theksoi kryeministri, sot u shtrinë edhe tek KQZ-ja, tek kryetari, anëtarët e kështu me radhë.
“Kreu i PS-së foli sot për krizë”, shtoi Berisha, ndërsa e ftoi Ramën që, “së bashku të zgjedhim me konsensus Presidentin dhe më pas të procedojmë duke kompletuar reformat”.
“Nëse Rama do heqjen e imunitetit, që nesër le ta votojmë. Në seancën e nesërme ne jemi të gatshëm të votojmë për heqjen e imunitetit dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, por shqiptarët nuk kanë nevojë për fjalime dhe rezoluta boshe, për seriale të tëra konferencash shtypi dhe shou televizive, por kanë nevojë për vepra konkrete dhe reforma që u hapin atyre dyert për statusin e vendit kandidat në BE”, vijoi ai.
Sipas kreut të shumicës shqiptarët nuk kanë nevojë për shkëmbime akuzash por kanë nevojë që Presidenti i tyre të votohet nga numri më i madh i mundshëm i deputetëve shqiptarë. “Shqiptarët nuk kanë nevojë për parada negative televizive, por kanë nevojë të zbatohen rekomandimet e ODIHR-it dhe të votohet Kodi Zgjedhor, rregullorja e Parlamentit”, u shpreh Berisha duke ftuar opozitën që “të vlerësojë ofertën e sinqertë të maxhorancës për zgjedhjen e Presidentit e më pas t’i marrë me radhë të gjitha reformat e tjera”.
Një ditë para raundit të parë të votimit në Kuvend për Presidentin e ri, ende palët politike nuk kanë dalë me emra konkretë për këtë post.
Opozita, me anë të kreut të saj, Edi Rama, paralajmëroi sot se raundi i parë i votimit rrezikon të digjet për shkak të mungesës së kandidatëve.
/Start/
2012-05-29 18:28