E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Meta: Emrat, në orët në vazhdim

Takimi i kryeministrit Sali Berisha me aleatët ka përfunduar, ndërsa ende nuk janë bërë publik emrat të cilët pritet të votohen nesër për postin e presidentit të ri të Republikës.

Pas takimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur për media tha se në orët në vazhdim pritet të ketë një listë me emra, siç tha ai, përfaqësues, e cila do të komunikohet edhe me opozitën.

Sikurse po e ndiqni përpjekjet nga ana e maxhorancës janë mjaft intensive, vullneti është pozitiv. Disa kritere kanë bërë publike. Besojmë se në orët në vijim do të ketë edhe një listë me emra- tha Meta.

Meta tha se lista me emra do të jetë e menduar dhe e konsultuar, ndersa kandidatet mund te vijne nga politika, drejtesia dhe diplomacia.

Berisha në Kryesinë e PD-së

Pjesën më dyer të hapura të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi për ti bërë thirrje opozitës që të vlerësojë ofertën e maxhorancës për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Kryeministri konfirmoi para anëtarëve të Kryesisë se në të gjitha takimet me aleatët spikat qartë vullneti për ti dhënë vendit presidentin me vlerat dhe virtutet, aftësitë dhe integritetin e merituar për detyrën e lartë të kryetarit të shtetit.

Kryeministri tha se maxhoranca po përpiqet të zgjedhë një president me cilësitë, virtutet, aftësitë më të arritura për postin me qëllim që t’i japim vendit presidentin më të besueshëm dhe me shkallën më të lartë të integritetit, por kjo sipas Berishës, nuk nuk gjen pasqyrim tek opozita, pasi siç tha ai, Rama kërkon ta shndërrojë presidentin në çështje pazari.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë përpjekjet e maxhorancës janë që të bashkërendojmë punën për të zgjedhur presidentin me mbështetjen më të gjerë, por Rama tha ai, po i përgjigjet me akuza, me një tiradë akuzash të cilat fshehin vullnetin e tij të palëkundur për të bllokuar procesin.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për retorike, po për vepra, për akuza boshe, por kanë nevojë për votim konkrete, skanë nevojë për një fjalor të kaluar para 20 viteve, killer, armiq dhe me rradhë. por kanë nevojë për të votuar presidentin.- tha kryeministri.

Lidhur me ofertën e Ramës për takim me kryeministrin dhe kryetarët e partive të tjera parlamentare, kreu i qeverisë tha se takimet duhet të bëhen në nivel ekspertësh.

***

Një dita para raundit të parë të votimit në Kuvendin e Shqipërisë për Presidentin e ri ende palët politike nuk kanë dalë me emra konkret për këtë post. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka patur sot një takim me aleatët në qeverisje, si dhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkaq, opozita me anë të kreut të saj, Edi Rama ka paralajmëruar sot se raundi i parë i votimit rrezikon të digjet për shkak të mungesës së kandidatëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›