E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda italiane vret shqiptarin

Një 38-vjeçar nga
Shqipëria ka
mbetur i vrarë dy net
më parë në Napoli të
Italisë në kushte
misterioze. Sipas
medias italiane, ngjarja
ndodhi mbrëmjen e së
shtunës, përpara bar
"Gazebo" në Corso
Umberto, në Kaivano.
Sipas të dhënave, pas
orës 21.00 është zënë
më disa shtetas, që
mendohet se janë
italianë, ku më pas
është qëlluar për
vdekje, ndërkohë që
mësohet se viktima i
identifikuar si Gaznam
Bici kishte disa
precedentë penalë në
Itali. Dy persona i janë
afruar 38-vjeçarit dhe e
kanë qëlluar me
plumba pistolete. Si
pasojë e plagëve të
marra, 38-vjeçari ka
gjetur vdekjen e
menjëhershme. Policia
italiane nisi hetimet për
vrasjen e ndodhur
mbrëmë në Napoli të
Italisë. Burimet policore
thanë për median e
atjeshme se kanë
shoqëruar disa të
dyshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›