E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Grossruck: Nuk ka krizë

Wolfgang Grossruck

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë është në rrugë të mbarë dhe nuk mund të flitet për krizë. Kështu shprehet zëvendëspresidenti i asamblesë parlamentare të OSBE, austriaku Wolfgang Grossruck, nga qyteti i Shkodrës.

Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me situatën politike në vend ai tha se nuk është krizë. Është demokraci të diskutosh  dhe të marrësh vendime dhe mendoj se Shqipëria është në rrugë të mbarë. Ka probleme të tilla dhe në Austri dhe në vende të tjera ku ka shumë kandidatë dhe duhet të zgjidhet mes tyre.

Ndërsa lidhur me dy emrat më të përfolur si kandidatura për president të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe Fatos Nano, Grossruck është shprehur se nuk e njoh personalisht kandidatin Zaganjori, por mendoj se duke qenë se vjen nga Gjykata Kushtetuese është një ekspert i së drejtës. Por qëllimi kryesor i presidentit të një vendi është të jetë president i të gjithë popullit, objektiv ky si në çdo vend tjetër. Për sa i përket Fatos Nanos, ai është një politikan me përvojë por nuk e di se çfarë bëhet me të në këtë mes, ka shtuar Grossruck. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›