E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Zaganjori gëzon mbështetje më të gjerë se mazhoranca

Ai këmbënguli se kandidatura aktuale e mazhorancës, ajo e Xhezair Zaganjorit, mbetet në garë.

“Vlerësoj takimin e mbrëmshëm dhe vullnetin e shprehur nga të dyja palët. Në këtë drejtim, mendoj se zgjidhja do të vijë në raundin e tretë. Mazhoranca ka bërë një kapërcim të madh, i cili duhet përgëzuar duke dalë nga kandidaturat politike, të cilat nuk i mungojnë dhe duke përzgjedhur një figurë tepër bindëse siç është ajo e Xhezair Zaganjorit”, theksoi Meta.

Sipas tij, procesi nuk duhet të shoqërohet me paragjykime, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të bënte propozimet e saj. “Edhe opozita nga ana e saj duhet të bëjë propozime, pasi mazhoranca nuk është refraktare. Në çdo rast, kandidatura e z. Zaganjori gëzon një konsensus më të gjerë se sa ajo e mazhorancës parlamentare, duke marrë parasysh opinionin publik dhe faktorin ndërkombëtar. Opozita duhet të bëjë propozimet e saj. Natyrisht nuk do të ishte serioze për mazhorancën që bënte propozime të tjera. Natyrisht, përzgjedhja e kandidaturës është bërë me konsultime të gjera”, shtoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-06-04 12:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›