Dhunohet mjeku, nuk u kujdes për pacientin

Mjekët e QSUT-së
Mjeku i urgjencës së QSUT-së, Petrit Gjorgji, është dhunuar fizikisht nga 3 persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku tre shtetas kanë goditur dhe dhunuar fizikisht mjekun 41-vjeçar, i cili ishte në turnin e urgjencës.
Ende nuk dihen motivet e dhunës mbi mjekun, por burimet thonë se tre personat me banim në Institutin Bujqësor të Kamzës e kanë rrahur mjekun, sepse ky i fundit nuk është kujdesur siç duhet ndaj një pacienti, i cili ishte i afërmi i tyre që ishte paraqitur në urgjencë.
Policia deklaron se, ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve, Antonio Lala, Aleks Totraku dhe Fabjan Tafa. /E.L/