Presidenti, seanca njëminutëshe pa rezultat

Ambasadorët që po e ndiqnin seancën nga salla përbri, mësuan dështimin për herë të dytë të procesit, ndërsa shpresat varen tek raundi i tretë.
"Komisioni i Ligjeve është mbledhur para një ore. Ka një raport, i cili u është shpërndarë të gjithëve. Në raundin e dytë nuk ka një kandidat formal për të zhvilluar votimin. Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, votimi quhet i kryer", tha Topalli.
Më pas ajo lajmëroi mbylljen e seancës dhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar raundin e tretë. Në seancë mungoi kryeministri Berisha dhe palët nuk bënë debat midis tyre dhe as nuk akuzuan, çka do të thotë se mbase kjo situatë reflekton takimi e mbrëmshëm midis dy liderëve kryesorë politikë në vend. Ata dolën optimistë nga takimi, por nuk dhanë shumë detaje, duke shtuar se negociatat vazhdojnë me intensitet.
Ashtu sikurse edhe javën e shkuar, edhe mbledhja e kryetarëve të grupeve parlamentare përfundoi sot pa konsensus se kur do të zhvillohet seanca e ardhshme për raundin tjetër të votimit. Mazhoranca kërkoi që seanca të zhvillohej të premten që vjen, ndërsa opozita kërkoi të dielën ose të hënën e ardhshme.
“Shumica e anëtarëve në Konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e premte, dt 08.06.2012, ora 10:00. Ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të tretë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e diel, dt, 10.06.2012, ora 10:00. Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ardhshme plenare”, thuhet në reagimin e Kuvendit.
Tashmë pritet që në seancën e së enjtes të vendoset data e saktë ku me shumë gjasë do të jetë e premtja, duke qenë se mazhoranca është dakord për këtë ditë. Gjatë ditës, takimet kanë vazhduar midis palëve, ndërsa ambasadori amerikan zhvilloi një takim me liderin socialist, Rama menjëherë pas votimit të zhvilluar në Kuvend, duke nënvizuar më pas se dialogu është në rrugën e duhur. Palët nuk kanë ende një kandidat të shpallur publikisht dhe me mbështetje të gjerë, ndërsa mazhoranca vazhdon t’i qëndrojë kandidaturës së Xhezair Zaganjorit, si kandidaturë që plotëson të gjitha kriteret dhe jo politike.
Këtë kandidaturë e mbështeti fort gjatë ditës së sotme edhe Ilir Meta, i cili ka luajtur jo pak rolin e moderatorit dhe përafruesit midis Berishës dhe Ramës gjatë ditëve të fundit. Gjithsesi, ditët në vijim pritet të zbulojnë se kush do të jetë Presidenti i ri i vendit që do të qëndrojë në krye të Shtetit për 5 vitet e ardhshme. /S.Ll/Start/
2012-06-04 14:52