Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë

Plagosje me thike, foto arkiv
Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri banal mes të rinjve në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është shënuar tek Tregu Industrial, ku një sherr banal mes të rinjve ka degjeneruar, duke çuar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore.
Ndërkaq, forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa dihet asnjë prej identiteteve të të rinjve. /Mark Brungaj/