Presidenti Ivanov në iftar te kryeministri turk Erdogan

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov gjatë qëndrimit në Republikën e Turqisë, ku gjendet për pushime me familjen e tij, realizoi takim me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan.
Me ftesë të kryeministrit Erdogan, presidenti Ivanov dhe bashkëshortja e tij mbrëmë morën pjesë në Iftarin, të organizuar në Stamboll, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan.Presidenti Ivanov, në fjalimin e tij ua uroi festën e Ramazanit të pranishmeve në darkën e Iftarit, duke shtuar se në këto çaste të festimit, dëshiron që te të gjithë besimtarët të mbizotërojë ndjenja e paqes, dashurisë, tolerances, mirëkuptimit të ndërsjellë, vlerat të cilat i afrojnë, e jo i ndajnë njerëzit dhe popujt.
"Vijë nga një vend i cili me përkushtim e kultivon traditën shekullore të bashkëjetesës multietnike dhe multireligjioze. Bashkëjetesë e cila paraqet përfitim të madh, me të cilin krenohemi. Përfitim i cili tregon se vendi i shtetit tonë është në kuadër të familjes evropiane të kombeve dhe shteteve. Kontributi i jonë i jashtëzakonshëm si vend ku religjionet, traditat dhe grupet e ndryshme etnike bashkëpunojnë në ndërtimin e shtëpisë së përbashkët, është dëshmi se është e mundur ardhmëri më e mirë për rajonin, Evropën dhe botën", tha presidenti Ivanov.
Kryeministri Erdogan ka shprehur kënaqësi që këtë festë të madhe e ndan së bashku me Presidentin e Maqedonisë. Për kryeministrin turk kjo është edhe një dëshmi për respektin e presidentit Ivanov ndaj Ramazanit dhe besimtarëve myslimanë, gjë që njëkohësisht shkon në favor të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve.
Në darkën kanë qenë të pranishëm personalitete nga sfera e politikës, biznesit, bashkësitë fetare dhe jetës publike të Turqisë.