E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grilli: Italia nuk ka nevojë për ndihmën evropiane

Kjo deklaratë u bë gjatë një interviste për të prëditshmen italiane, “La Repubblica”.

“Jemi të bindur se instrumentet dhe mekanizmat e parashikuara nga Banka Qendrore Evropiane kur të jenë operative, do të mund të lehtësojnë dukshëm tensionet me mospërputhjet dhe diferencat, kryesisht distancat mes normave të interesit të obligacioneve italiane dhe atyre gjermane”, u shpreh ministri.

“Pra ajo për çka kemi nevojë në këto momente janë kushtet për normalizimin e tregjeve që do të mundësonin një rimëkëmbje rendore të përcaktuar për emetimet e obligacioneve tona me afat, kjo është e gjitha”, theksoi Grilli.

Muajt e fundit ekonomia italiane ka hyrë në një recesion të thellë, dhe sipas disa agjencive ekonomike italiane dhe bankave evropianeve parashikohet që në tre muajt e ardhshëm kjo situatë të thellohet edhe më tej./Start/

                                                                                             2012-08-12 13:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›