Iran, arrin në 220 numri i viktimave nga tërmetet

Lajmin e njoftoi zëvendësministri i Brendshëm iranian, Hasan Ghadami, i cituar nga agjencia e lajmeve “Fars”, e cila theksonte se bilanci i viktimave pritej të rritej.
Ndërsa kreu i Qendrës së Ndihmës ndaj Katastrofave Natyrore të Azerbajxhanit Lindor, Khalil Saie, deklaroi për televizionin shtetëror se numri i viktimave ka arritur në 220 të vdekur dhe ai i të plagosurve deri tani e ka tejkaluar numrin prej 1 500 personash.
Ndërkohë ky bilanc provizor mund të rritet duke marrë në konsideratë intensitetin e goditjeve sizmike të regjistruara
Dy tërmetet me magnitudë prej 6.2 dhe 6 ballë, epiqendrat e të cilëve u lokalizuan respektivisht në Ahar dhe Varzeghan, rreth 60 kilometra nga Tabriz, goditën dje rajonin duke e shndërruar atë në një gërmadhë./Start/
2012-08-12 11:07