E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Iran, qindra viktima

Shërbimet e urgjencës civile në Iran janë duke kërkuar midis rrënojave të ndërtesave të shembura për të mbijetuar, pas dy tërmetesh të forta që kanë shkaktuar qindra të vdekur.

250 viktima janë konfirmuar deri tani e bilanci tragjik pritet të përkeqësohet, pasi raportet flasin se një mori fshtarash janë goditur nga tërmetet, ndërsa lufta e ethshme për të nxjerrë të mbijetuar përshkallëzohet nga ora në orë.

Tërmetet me fuqi 6.4 dhe 6.3 të magnitudës rihter goditën në hapësirën midis Tabrizit dhe Aharit, në kufirin iraniano-iraken, në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës.
 

Autoritetet thanë se 110 fshatra janë goditur nga tërmetet. Mbetet e paqartë sa njerëz janë prekur nga to. Linjat telefonike dhe të komunikimit në shumë fshtara raportohet se janë dëmtuar, duke e vështirësuar kështu punën e ekipeve të shpëtimit.

Kryqi i Kuq tha se do të vendosë më shumë spitale mobile në zonat e prekura për të dhënë ndihmën emergjente për të lënduarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›