Rama me raportuesit e KiE: President mbi palët
TIRANE- Reformat integruese te vendit, ajo elektorale dhe zgjedhja e presidentit kane qene ne qender te takimit te sotem mes kryetarit te Partisë Socialiste, Edi Rama me bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco.
Takimi u zhvillua pasditen e sotme, pa pranine e medias, nderkohe qe pak kohe pas takimit PS ka zbardhur detaje rreth tij.
“Rama vuri në dukje angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin europian të vendit duke theksuar se opozita ka ofruar konsenus dhe ka treguar vullnet maksimal për miratimin e ligjeve me 3/5 duke luajtur rolin që i takon në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Evropian”- thuhet ne deklarate.
Ne ceshtjen e reformes elektorale, Rama u shpreh se Partia Socialiste është e angazhuar për të bërë më të mirën në mënyrë që kjo reformë të përfundojë në një kohë sa më të shpejtë dhe të adresojë të gjitha çështjet sensitive.
Ne takim jane diskutuar edhe problemet serioze që sipas PS, shqetësojnë vendin siç është mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit dhe rrënjosja e kulturës së pandëshkueshmërisë, si dhe në domsodoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti të Republikës mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit.
“Ndër të tjera, Kryetari i PS shprehu shqetësimin për njëanshmërinë e theksuar të Televizionit Publik dhe mungesën e vullnetit të maxhorancës për të miratuar ligjin për median, të hartuar dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë”- theksohet me tej.