Ëmbëlsira dhe kokainë, kapet banda shqiptare

Foto Ilustruese
ITALI- Policia italiane ka shkaterruar nje bande shqiptare qe merrej me trafik te lendeve narkotike, kryesisht kokaine. Biznesi ishte ne fakt i maskuar nen nje tjeter biznes, ate te berjes dhe tregtimit te embelsirave ne nje pasticeri ne Lucca të Italisë.
Mediat italiane, qe raportojne lajmin, bejne me dije se policia ra ne gjurme te trafikut, per shkak te xhiros se madhe dhe konsumit te embelsirave ne kete pasticeri, e cila ndryshe nga te tjerat e zones kishte edhe frekuentimin me te madh nga te rinjte.
Policia italiane ben me dije se pas hetimeve u identifikuan një numër i madh klientësh e tregtarësh profesionistë, u prene 13 urdher arrestesh dhe u sekuestrua lenda narkotike qe tregtohej.
Ne pranga, sipas mediave italiane qe i referohen policise jane vene: Florjan Boja, Lulzim Daja, Bledar Domi, Valdimir Dida, Fatjon Vrioni, Gentina Nikolli, Rogert Varaku, Briland Zekaj, Elinda Kacanja, te gjithe shqiptare. Ne pranga jane vene edhe Redouna Dabdoubi e Miloud El Bakri, marokene dhe titullari i pasticerise Nicola Mastrantuono.