E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i PS-së, zbardhen debatet në Këshill

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise zbardh te plote procesverbalin e mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin te nje dite me pare, ku eshte debatur ashper per mandatin e deputetit te PS-se, pas dorezimit te mandatit nga ish deputetja Rudina Seseri. Mandat per te cilin, opozita ka akuzuar hapur maxhorancen se po ia mban peng ne menyre te qellimte, duke shkelur edhe rregulloren.

Gazeta “Panorama” ne nje shkrim te sotem duke iu referuar kesaj mbledhjeje publikoi faktin se maxhoranca do të çojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e PS-së në Kuvend pas dorëheqjes së Rudina Seserit. Propozim, qe u kundërshtua fort nga socialistët, që e kanë cilësuar të rrezikshme këtë procedurë, ndërsa kanë kërkuar dërgimin në KQZ të një kërkesë që të bëjë zëvendësimin e Gjon Bardhit, i cili nuk pranoi mandatin e deputetit, për shkak se është zgjedhur në krye të Bashkisë së Fushë-Krujës, me Edison Konomin.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, datë 2.4.2012.

Jozefina Topalli  Edhe një herë, ta diskutojmë ose ta debatojmë, se mbase jam gabim. Por, kur të flisni, merrni mikrofonin.

Arenca Trashani Si përfundim, ju sugjeroj ti kërkojmë një mendim Gjykatës Kushtetuese për këtë precedent që na është krijuar. Jua siguroj unë që mund të krijohet edhe në të ardhmen, deri sa të kemi këtë sistem zgjedhor. Pavlefshmërinë e ka Gjykata Kushtetuese.

Gramoz Ruçi Së pari, ne nuk kemi të drejtë ti drejtohemi gjykatës. Së dyti, jam plotësisht dakord me zonjën kur thotë se mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Pikërisht këtë duhet të themi ne dhe ti tërheqim vëmendjen. Më korrigjoni nëse ju citoj gabim: Mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Jemi plotësisht dakord me ju. Pra, KQZ-ja e ka shkelur dy herë ligjin. Mandatin e parë ia ka dhënë KQZ-ja. Edhe mandatin e dytë ia ka dhënë KQZ-ja. Kjo e fundit është në shkelje të ligjit, edhe sikur ai të mos kishte zbatuar listën. Atë nuk e detyron asgjë të bënte këtë deklaratë. KQZ-në e detyron ligji ta thërriste atë. E dyta, ai e ka bërë dorëheqjen. Ose KQZ-ja ska marrë parasysh dorëheqjen. Unë sot po e dëgjoj që ia ka dorëzuar edhe KQZ-së, ia ka dhënë Kuvendit, pa u mbledhur KQZ-ja. Pra, unë e kisha dëgjuar historinë që ju donit ta zvarrisni për ta mbajtur peng këtë mandat të opozitës. Por, kisha dhe kam besim të patundur se ekspertët, juristët e grupit tuaj parlamentar dhe juristët e këtij këshilli nuk do të pranonin ta interpretonin kështu këtë absurditet. Më falni, modestish pranoj që të dy juristët që janë këtu kanë aq kulturë juridike që të mos lënë të shkelet mbi profesionalizmin e tyre. Ta gjykoni këtë problem për të mbajtur peng një mandat. Ky më duket absurditeti më i madh që mund të ndodhte. Megjithatë, ja ku jeni, çojeni në Kuvendin e Shqipërisë. Atij nuk i jepni dot mandat, sepse ai ka dhënë dorëheqjen. Nuk bën betimin sipas ligjit që lexuat. Ai nuk pranoi ta bëjë betimin. Ai nuk është deputet. Ai nuk ka mandat. Përpara se ti japësh mandatin, ai të thotë se nuk e pranon atë.

Jozefina Topalli  Zoti Ruçi thotë se ai nuk ka mandat. Në shkresën e KQZ-së me nr. 35, datë 19.01.2012, thuhet: Bashkëlidhur po ju dërgojmë vendimin nr. 2 të KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës të listës shumemërore të Parisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vendit vakant, i njoftuar nga Kuvendi. Çfarë do të bëj unë?

Gramoz Ruçi  Ne do ti themi KQZ-së se ky vendim që keni nxjerrë është i pavlefshëm, sipas nenit të Kushtetutës që thotë: Kur kandidati nuk e pranon mandatin dhe paraprakisht ka bërë shkresë. Kur ju i keni dhënë një mandat atij zotërie, edhe sikur ai të mos kishte bërë shkresë, ju duhet ta thërrisnit dhe ta pyesnit, cilin mandat do të mbani, zotëri, këtë apo këtë tjetrin? Këtë duhet të bëjë KQZ-ja.

Jozefina Topalli  Problemi është se Kushtetuta në nenin 71, germa c thotë: Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë. Kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë së parashikuar, në nenet 69 dhe 70, paragrafi 2 dhe 3, duhet ti drejtohesh atij.

Gramoz Ruçi  Kujt?

Jozefina Topalli  Gjykatës Kushtetuese, sepse unë nuk e kam kompetencën të bëj interpretimin.

Gramoz Ruçi  Nuk thotë këtë. Në nen thuhet se mandati që është dhënë është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të Kodit Elektoral. Vendimi që ka nxjerrë KQZ-ja është në kundërshtim të plotë me Kodin dhe Kushtetutën.

Jozefina Topalli  Kush ma jep mua këtë kompetencë?

Gramoz Ruçi  Neni përkatës.

Jozef ina Topalli  Cili?

Gramoz Ruçi Neni përkatës.

Jozefina Topalli  Nuk e ka Kuvendi këtë kompetencë, sepse po ta kishte mund të…

Gramoz Ruçi Pse jemi mbledhur ne? Të shqyrtojmë vendim e KQZ-së. Keni thirrur kandidatin, na keni vënë përpara disa dokumente:
1. Vendimin e KQZ-së.
2. Dorëheqjen e zonjës Seseri.
3. Dorëheqjen e zotit Gjoni.Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin.

Jozefina Topalli Zoti Ruçi, ju thoni se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin dhe me Kushtetutën. Nga ana tjetër më thoni dorëheqjen e zotërisë. Dorëheqje nga çfarë, sepse ju po thoni se nuk ekziston ai mandat? Ne po biem dakord. Të njëjtën gjë po them edhe unë.

Gramoz Ruçi  Në qoftë se KQZ-ja do të kishte pasur parasysh zbatimin e këtyre neneve, nuk do ta kishte marrë këtë vendim.

Jozefina Topalli  Unë nuk jam në gjendje të gjykoj KQZ-në, sepse unë, si parlament, nuk e kam kompetencën për të zgjidhur pavlefshmërinë.

(Gramoz Ruçi pa mikrofon.)-Sepse ne jemi përballi një rasti, që për mua është i paprecedentë. Ndoshta ju dini ndonjë rast tjetër, por për mua, personalisht, është i pari. Unë nuk kam pasur një rast tjetër, në të cilin kur më vjen, lista zotëria në fjalë, ka edhe një mandat të dytë në krye të një komune apo bashkie. Kjo e bën të veçantë. Nuk kemi pasur kurrë debat për ndonjë rast tjetër, sepse nuk kanë qenë me ndonjë mandat të dytë. Unë sot kam një zotëri me një mandat si kryetar bashkie dhe me një mandat tjetër që sjell KQZ-ja. Unë në këto kushte po thyej Kushtetutën dhe nuk di si të sillem dhe si të veproj.

Damian Gjiknuri  Është pak qesharake të flasësh, sepse është marrë ky vendim. Është absurdë të bësh argumente juridike për gjëra që nuk janë, sepse, të paktën, ata që e dinë këtë punë thonë se ka mospajtim mandati. Domethënë, kur një njeri ka një mandat, por merr edhe një tjetër, ai ka të drejtë të zgjedhë njërin prej tyre. Pra, ky person është zgjedhur kryetar bashkie dhe nuk ka dorëheqje në listë. Lexojeni kodin, a ka mundësi të heqësh dorë nga lista?

Jozefina Topalli Më shpjegoni pjesën e parë, sepse ndoshta keni të drejtë. Ju thatë se në ligj thuhet që kur ke dy mandate, ka mundësi zgjedhjeje. Më thoni se ku është e shkruar?

Damian Gjiknuri Njeriu thellohet duke dëgjuar.

Jozefina Topalli  Na thelloni për të na ndihmuar. Ma gjeni se në cilin nen të Kushtetutës apo të ligjit thuhet se personi mund të zgjedhë kur ka dy mandate cilin mund të mbajë.

Damian Gjiknuri  Ligji kushtetues është bërë për heqjen dorë si kryetar bashkie përpara kandidimit për deputet për punën e barazisë së garës. Pra që të mos ndikohej në garë. Në këtë rast zotëria ka hedhur kandi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›