Presidenti, Kuvendi vendos sot fillimin e procedurave
TIRANE - Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare mblidhet sot, rreth orës 09:00 për të miratuar programin dymujor dhe kalendarin dyjavor të punimeve të Kuvendit. Mbledhja e sotme pritet të përfshijë dhe kohën e fillimit të procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kjo pikë është pjesë e programit të ri të punës së parlamentit përgjatë dy muajve, pjesë e axhendës së të cilit është edhe nisja e procedurave ligjore që mundësojnë zgjedhjen në Kuvend të pasardhësit të Bamir Topit. Këto procedura pritet të nisin në fund të muajit maj dhe të mbyllen në fund të korrikut, afati i fundit ligjor për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi me një shumicë prej tri të pestave të të gjithë anëtarëve të tij. Kur në votimin e parë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve nga kryerja e votimit të parë bëhet një votim i dytë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet kjo shumicë, brenda 7 ditëve bëhet një votim i tretë. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme.
Kuvendi i ri zgjedh Presidentin sipas procedurës së parashikuar nga paragrafët 1 deri në 7 të këtij neni. Në rast se edhe Kuvendi i ri nuk e zgjedh Presidentin, ai shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhje të reja të përgjithshme. Kuvendi pasardhës zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij. Debati për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ka nisur prej kohësh, ndërkohë që së shpejti pritet të nisë dhe gara presidenciale. Por duket se për partitë politike nuk do të jetë shqetësim respektimi i afateve ligjore për zgjedhjen e pasardhësit të Topit, por pika nevralgjike e tij mbetet se kush do ta zgjedhë atë. Kryeministri Sali Berisha ka bërë të qartë se presidentin e ri do ta zgjedhë PD-ja, duke u shprehur se do të jetë një nga drejtuesit kryesorë të partisë në pushtet. Z.Berisha pavarësisht asaj që i lejon Kushtetuta, zgjedhjen me votat e PD-së, ai nuk ka përjashtuar edhe konsultimet me opozitën. Kjo e fundit nuk i ka votat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndaj këmbëngul për një president konsensual. Për këtë të fundit, vazhdojnë të apelojnë edhe përfaqësuesit e lartë të komunitetit ndërkombëtar, por duke theksuar herë pas herë që presidenti të zgjidhet sipas kornizës që lejon Kushtetuta.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)