E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, adoleshentët, më mirë smartphone se seks

Një javë pa smartphone apo celularë? Është e pamendueshme për adoleshentët gjermanë, të cilët heqin dorë më lehtë nga televizioni dhe seksi për të.

Ky është rezultati final i dalë nga një sondazh i institutit Forsa në Gjermani, mbi preferencat e të rinjve.

Thuajse 2/3 e 600 gjermanëve mes moshës 14 dhe 19 vjeçare të intervistuar do linin me kënaqësi pas dore televizorin por jo celularin, sidomos nëse do ishte smartphone apo ndonjë tjetër i llojit të fundit.

Sakaq rreth 60% e të anketuarve shprehen se do hiqnin më lehtë dorë nga seksi se sa nga smartphone. Përqindja e përgjigjeve ndaj kësaj pyetje rritej deri mbi 80% në rastin kur e intervistuara ishte femër. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›