SHBA, studentja njollos presidentin Obama
Një incident i vogël ndodhi me kreun e Shtëpisë së Bardhë Barack Obama gjatë një vizite në universitetin e Colorado, SHBA.
Siç raporton agjencia e lajmeve Ansa një vajzë e shtrënguar mes studentëve që donin të fotografonin Obama i derdhi mbi pantallona një tas me kos. Mësohet se vajza është një admiruese e madhe e presidentit, dhe ngjarja me siguri e ka emocionuar shumë vajzën.
Pas kësaj vajza u vu në një siklet të jashtëzakonshëm dhe nuk po gjente fjalë të shfajësohej, por Presidenti Obama ia ktheu me shkaka, “Të hedhësh kos mbi Presidentin, ke një histori për të treguar”, ndërsa pastronte me shami pantallonat.
(ar.si/BalkanWeb)