Sarandë, kapen 2 tonë hashash në një kamion të braktisur
SARANDE – Policia kufitare e Sarandës sekuestroi rreth mesnatës 2 tonë lëndë narkotike, të llojit hashash. Mësohet se droga është gjetur në një kamion të braktisur në gjirin e Kakomesë.
Burime nga policia bënë të ditur se lënda narkotike u gjet në kamionin me targa të Vlorës 2269 C. Aktualisht nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët. Dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion shtetin grek.
Mësohet se policia kufitare pikasi edhe një gomone në afërsi të zonës ku u gjet droga, por nuk arriti ta kapte atë.
(er.nu/BalkanWeb)